Pages

Saturday, March 23, 2013

Francesco Totti AMAZING Goal (113 KM/h) vs Juventus 2013 | HD


Francesco Totti AMAZING Goal (113 KM/h) vs Juventus 2013 | HD



















Monday, January 28, 2013

Dafina Zeqiri kopjon këngën “Veç ti”?


Dafina Zeqiri kopjon këngën “Veç ti”?

Dafina Zeqiri përflitet se ka kopjuar idenë e këngës të sapo lansuar “Veç ti”. Në rrjetet sociale kjo këngë ka filluar të krahasohet me hitin e dikurshëm rege “Çka po dojm”, të kënduar nga këngëtarja Teuta Selimi. Edhe pse muzika dhe tingulli regge mes të dyja këngëve ngjasojnë shumë, ato nuk janë krejtësisht të njëjta. Pas Teutës, e cila solli në skenën tonë muzikën regge, por që e la me aq, duket se Dafina ka vendosur ta vazhdojë atë. Pavarësisht se ishte një ndryshim i madh për Dafinën në stilin e muzikës, me këtë klip ajo u pëlqye mjaft shumë nga publiku, pasi që tregoi një anë tjetër të saj. Tash pas lansimit të klipit, këngëtarja seksi ka bërë plane të mëdha për fansat e saj, të cilët duhet të presin surprizat e saj, ditëve në vijim

Bleona zbulon takimin me Donald Trump

Bleona zbulon takimin me Donald Trump


Ylli shqiptar, Bleona Qerreti, ka zbuluar për mediat ruse njoftimin e saj me multi miliarderin amerikan Donald Trump dhe takimin me të. Këngëtarja e cila jeton dhe vepron në SHBA, ka qenë pjesë e evenimenteve të mëdha botërore në vitin e fundit dhe janë edhe mediat e huaja ato që janë interesuar për të, duke e pyetur rreth jetës dhe karrierës së saj. “Nga fundi i vitit 2008 dhashë një koncert për Donalt Trumpin, pas të cilit ai aq shumë e pëlqeu performancën time sa erdhi të më takonte”. “Më pyeti se kush isha dhe si mund të më ndihmonte... Unë e pyeta: ‘A mund të më prezantosh me Timbaland?’. Donald u përgjigij: ‘Kush është ky djalë? Do të thuash Justin Timberlake?’ dhe unë i thashë: ‘Jo, jo! Timbaland – ai që shkruan këngë për Justin. Dua të takohem me të dhe të regjistroj albumin tim.’ Donald filloi të qeshte me të madhe... në shenjë pohimi se ai është problem i vogël për të”, ka deklaruar Bleona. Bleona së fundmi mbajti dhe turneun e saj me koncerte madhështore në Prishtinë dhe Tiranë

Geti: Repi në Kosovë, sikur dikur në Amerikë

Geti: Repi në Kosovë, sikur dikur në Amerikë
Bosi i Babastars, Getoar Selimi, ka deklaruar se momentalisht skena e hip hopit shqiptar është e ngjashme me atë në vitet e 90-ta në Amerikë, përderisa zbuloi edhe planet e ‘labelit’. Geti këto pohime i bëri në Top Koha Music në KTV dhe nuk ka hezitur të krahasojë situatën e hip hopit shqiptar me atë amerikan të dy dekadave më parë. “Repi shqiptar për momentin është sikur dikur në Amerikë. Atje ka qenë një kohë të gjatë lufta East dhe West ndërsa në situatë të tillë është edhe hip hopi në Kosovë. Është bërë problem, pasi pak po shohim cilësi. Shpresoj se me kohë situata do të përmirësohet”, ka theksuar Geti. Ai pos tjerash shtoi se në pranverë do të jetë gati albumi i përbashkët i Babastars.

Kafeneja